Vdekja e 22 vjeçares keniane ende pa autor, protestë para Prokurorisë së Tiranës

schedule17:23 - 20 Shkurt, 2023

schedule 17:23 - 20 Shkurt, 2023

Shoqëria civile ka protestuar në dyert e Prokurorisë së Tiranës duke bërë thirrje për të zbardhur vdekjen e 22 vjeçares keniane, Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë. Gazetarja Xhensila Kodra raportoi se përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë hedhur bojë të kuqe në shenjë proteste.

22 vjeçarja ndërroi jetë pak ditë më parë në vendlindjen e saj, Kenia. Lajmin e trishtë e konfirmoi Ruth Abongo.E reja u largua nga Shqipëria në fund të janarit për t’u mjekuar në vendlindjen e saj. Ajo ndodhej e shtruar në spitalin e Traumës që prej muajit gusht të vitit të kaluar.

22 vjeçarja u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë. Që atëherë keniania ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik. Ajo ndodhej në banesë me 5 persona, katër prej të cilëve shqiptarë.

Sipas raportimeve, mes 22-vjeçares dhe personave ka ndodhur një sherr dhe më pas ata e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë hedhur nga ballkoni i katit të dytë. Por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga kjo ngjarje e rëndë, ende nuk ka asnjë emër konkret të dyshuarish nga autoritetet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!