Vdekja e 16 vjeçarit/Arrest me burg Alban e Ernis Likës

schedule11:52 - 5 Janar, 2018

schedule 11:52 - 5 Janar, 2018

Gjykata e Kurbinit dha masat e sigurisë për 3 kushërinjtë që qëlluan me armë zjarri në ajër natën e ndërrimit të viteve. “Arrest me burg” për Alban dhe Ernis Likën dhe “arrest shtëpie” për Arbër Likën.

Tre të rinjtë dyshohet se qëlluan me armë në lagjen nr. 5 të Sanxhakut, ku banonte 16 vjeçari që gjeti vdekjen nga një plumb qorr në tarracën e shtëpisë.

Të rinjtë kishin publikuar edhe pamjet e të shtënave me armë në rrjetet sociale.

Kjo e ndihmoi policinë për t’i arrestuar.

Alban, Ernis dhe Arber Lika natën e ndërrimit të viteve teksa po lëviznim me një automjet tip Benz qëlluan me armë.

Në të njëjtën kohë u gjet i pajetë në tarracën e shtëpisë adoleshenti Klajdi Gjeta.

Ai kishte një plagë në kokë, e cila është shkaktuar nga një plumb qorr. Policia ka sekuestruar makinën e të ndaluarve, targat që ishin fshehur në bagazh, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56./abcnews.al