Vdekja e 13 vjeçares në Pukë/Mjekët: Dyshohet nga fruthi

schedule12:03 - 28 Mars, 2018

schedule 12:03 - 28 Mars, 2018

Një 13 vjeçare ka ndërruar jetë në Iballë të Pukës, dyshimet janë për shkak të fruthit. Ministria e Shëndetësisë thotë se familjarët kanë lajmëruar mjekun e Qendrës Shëndetësore pasi e mitura kishte humbur jetën.

Mjekët vendorë dyshuan se edhe vëllezërit dhe motrat e viktimës mund të ishin prekur nga fruthi. Të tre fëmijët e tjerë të familjes u transportuan nga zona e izoluar me një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes nga bora drejt QSUT-së.Sipas mjekëve në shërbimin infektiv dhe pediatrik ku po trajtohen fëmijët nuk kanë shenja klinike për fruth. Vajza është diagnostikuar me bronkopneumoni, ndërsa djemtë me grip.

Por për të vërtetuar diagnozën priten përgjigjet e analizave që po kryhen në Institutin e Shëndetit Publik.  Ndërkohe Ministria e Shëndetësisë thotë se ka ngritur nje grup pune për verifikimin e shkakut të vdekjes së 13 vjeçares në Fushë Arrëz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!