Edhe këtë puntatë ka pasur përplasje dhe ironi mes Kristinës dhe Niko Komanit. Pas sfilatës së konkurentes kemi pasur komente ironike nga Niko për median sociale, instagram, ku ai e “akuzon” se në vend që të bjeri në sy për stilin ajo parapëlqen që të kthehet në një personazh televiziv për artikujt e lajmeve që ata kanë bërë bashkë.
Ai është shprehur kështu pasi Kristina s’ka postuar shumë nga veshjet e saj në StyleStar Show, duke mos promovuar rrugëtimin e saj në spektakël siç duhet. Duke kujtuar momentet e shumta mes të dyve, si kritikat humoristike, por të ashpra të Nikos dhe largimi i Kristinës nga skena. /abcnews.al