Prej gati dy orësh zjarri ka përfshirë sipërfaqe toke në Orikum, në Vlorë. Si pasojë e erërave të forta flakët e zjarrit janë të vështira për tu kontrolluar.
Ndërkohë flakët kanë përfshirë shkurre, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në zonë dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në këtë zonë.
/abcnews.al/