“Beteja” për burimin e Sinecit vazhdon, ngrihen në protestë banorët e Shezës

schedule16:29 - 28 Gusht, 2021

schedule 16:29 - 28 Gusht, 2021

Banorët e dy fshatrave Luamas dhe Sheqez të Kuçovës prej një muaj janë në konflikt të vazhdueshëm për ujin e burimit të Sinecit.

Ata janë përplasur dhe fizikisht. Njëra palë nuk lejon ndërtimin e ujësjellësit, tjerat kërkon që punimet të vazhdojnë pasi kanë 30 vite pa ujë të pijshëm.

Mëngjesin e të shtunës banorë e Sheqezës dolën në protestë dhe kërkojnë që ujësjellësi të ndërtohet.

“Vuajmë për pikën e ujit kemi vite që e vuajmë mungesën e ujit . Ne mbushim ujë në burime ose e blejmë me autobot kur vjen”

“I mirëkuptojmë dhe ata bashkëfshatarët tanë në fshatin Lumas për atë vend burim , por ky problemi ynë është akoma më i madh sepse kërkojmë ujë për të pirë e jo për të vaditur. Ky projekt ishte prej kohës së Enverit dhe duhet të përfundojë ashtu siç edhe ka nisur investimi që të na sjellin ujë të pijshëm”

Nuk dihet nëse punimet e ujësjellësit që po kryhen nga kompania Salillari do të ndërpriten apo jo. Pasi fjalën e fundit do ta thonë ekspertët e IKMT të Tiranës të cilët një javë më parë shkuan pranë burimit të Sinecit për të vërtetuar në terren pretendimet e banorëve të Lumasit. Këta të fundit janë ankuar se ky investim do ti lërë pa ujë dhe do dëmtojë zonë e mbrojtur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!