Rinovimi me Sergio Ramos vazhdon të jetë një çështje e pazgjidhur për Real Madrid. Kapitenit i përfundon kontrata në verën e vitit 2021 dhe akordi i ri nuk po vjen. Qendërmbrojtësi kërkon një kontratë deri në vitin 2023 minimalisht, por drejtuesit mendojnë ndryshe.
Politika e “Los Blancos” bazohet në rinovime njëvjeçare për lojtarët e moshës mbi 32 vjeç dhe presidenti Perez nuk toleron në këtë aspekt. AS thekson se 34-vjeçari do të dalë një lojtar i lirë në fund të sezonit të ardhshëm.
Shumë klube të mëdha do të ishin gati t’i plotësonin çdo dëshirë për ta pasur pjesë të tyre. Edhe pse mosha kalon dhe nuk është më i ri, Sergio Ramos mbetet një garanci e madhe në prapavijë, mbi të gjitha është një lider që udhëheq dhe karikon gjithmonë shokët e skuadrës. /abcnews.al