Vazhdon beteja për Donbasin, guvernatori: Forcat ukrainase kanë ende në kontroll qendrën e Luhansk

schedule11:14 - 10 Qershor, 2022

schedule 11:14 - 10 Qershor, 2022

Beteja e madhe për Donbasin vazhdon ende me forcat ukrainase që janë të vendosura të mos dorëzohen dhe të luftojnë deri në fund. Sipas guvernatorit të Severodonetsk, po zhvillohen luftime të ashpra në rrugë, shkruan BBC.

Severodonetsk është një qytet me rëndësi strategjike në rajonin lindor të Donbasit që ka qenë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse.

“Ne po e lodhim armikun,” tha guvernatori i Serhiy Haidai, duke shtuar se forcat ukrainase janë ende nën kontrollin e qendrës rajonale të Luhansk.

Me marrjen në kontroll të Lysychansk, i gjithë rajoni i Luhansk do të ishte  në kontrollin e Rusisë. Luhansk përbën gjysmën e Donbasit – fokusi aktual i përpjekjeve luftarake të Rusisë. Haidai tha të enjten se trupat ukrainase ishin zmbrapsur në periferi të qytetit.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia ka nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit, por forcat e saj kanë bërë pak përparim në përpjekjet për të rrethuar zonën nga veriu dhe jugu.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!