Vazhdojnë temperaturat mbi 40 gradë në Europë, SHBA përgatitet për nxehtësi rekord

schedule11:44 - 21 Korrik, 2023

schedule 11:44 - 21 Korrik, 2023

Temperaturat në të gjithë Europën vazhdojnë të shënojnë mbi 40 gradë Celcius, ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen në Greqi. Erërat kanë nxitur një zjarr të madh afër kryeqytetit grek, duke i detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ka djegur 35 km katror pyje dhe shkurre.

Autoritetet thanë se zjarri i madh u vu nën kontroll gjatë natës të mërkurën, por zjarrfikësit humbën kontrollin pasi ndikuan erërat e mëdha, thanë zyrtarët.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se “kohët e vështira nuk kanë mbaruar ende”, duke shtuar se “ne po përballemi me një tjetër valë të nxehtit dhe një fuqizim të mundshëm të erërav duke bërë që të kërkohet vigjilencë absolute dhe gatishmëri absolute gjatë ditëve në vijim”.

Spanja dhe Italia janë përballur gjithashtu me temperatura rekord gjatë ditëve të fundit, me Murcia në Spanjën jugore dhe ishullin italian të Sicilisë që të dyja kanë shënuar temperatura mbi 44 gradë Celsius, me paralajmërime publike të lëshuara për fëmijët dhe të moshuarit. Shërbimi spanjoll i lajmeve EFE tha se një burrë maroken vdiq në Murcia për shkak të nxehtësisë.

Ndërkohë në SHBA, Arizona po përgatitet për temperatura më të larta se 48 gradë Celsiusm, dita e 21-të me radhë që nxehtësia ka tejkaluar 43 gradë Celsius. Në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, e cila nuk është e panjohur për temperaturat e larta, një burrë 71-vjeçar humbi jetën.

Lugina e Vdekjes mban rekordin për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Tokë, në 56.7 gradë Celsius.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!