Vazhdojnë sanksionet për Kosovën/ Berisha: Situatë tejet e vështirë. Qeveria, asnjë hap para

schedule23:43 - 28 Tetor, 2024

schedule 23:43 - 28 Tetor, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha thotë se qeveria e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, nuk po bën hapa para, në mënyrë që të hiqen sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Berisha u shpreh se situata në Kosovë është tejet e vështirë, për shkak të sanksioneve.

Ndër të tjera, Berisha deklaroi se korrupsioni po udhëheq shtetin në Kosovë.

“Dihet se sanksionet u vunë për një arsye të caktuar. Jemi në një situatë ku vlerësohet se Kosova nuk ka bërë sa duhet në kushte të caktuara, si në sektorin e sundimit të ligjit. Fjala është për sundim të ligjit. Ka të bëjë edhe me luftën kundër korrupsionit në institucione. Jemi dëshmitarë të keqmenaxhimit të institucioneve. Kryesisht për agjendë elektorale. Ka përmendur edhe përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë. Mungesa e këtyre reformave, tensionet e vazhdueshme, mos harmonizimi i vendimeve politike, kryesisht në dialog, janë arsyet se përse janë vendosur këto sanksione. Është një situatë tejet e vështirë. Serbia nuk lejon plotësimin e kushteve që vijnë nga dialogu. Këtu e kanë sjellë situatën. Kurti nuk mund t’i shmanget agjendës dhe detyrimeve ndaj këtyre sponsorëve. E sigurt është se nuk janë nga SHBA dhe vendet e BE. Kush ka interes për nxitje lufte në Ballkan, përveç Rusisë dhe Serbisë? Agjenda është e dyshimtë. Ky prapë nuk do të ndërmarrë diçka për ta kthyer kursin politik ku është futur, është peng i agjendave”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!