Vazhdojnë reshjet e borës në një pjesë të vendit

schedule10:13 - 4 Janar, 2019

schedule 10:13 - 4 Janar, 2019

Reshjet e dëborës në një pjesë të vendit janë ndërprerë, por në Llogara ato vazhdojnë. Aktualisht rruga është e kalueshme, por kërkohet që mjetet të jenë të pajisura me zinxhir. Në Korçë reshjet e borës kanë vijuar në gjithë qarkun duke u shoqëruar edhe me temperatura tepër të ulëta.

Si pasojë e ngricave në rrugë ka edhe prezencë akulli. Me zinxhirë qarkullohen akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Pustec dhe Qafa e Qarrit. Probleme edhe në zonat e thella malore.

Nderkohe kanë nisur reshjet e dëborës në Gjirokastër, por siç raporton gazetari i ABC News, probleme nuk ka. Në Dibër, reshjet janë ndërprerë, por nuk raportohet për izolime të zonave. Edhe në Kukës nuk ka reshje ndërkohë që Shtabi i Emergjencave ka shpërndarë ekipet në terren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!