Edhe këtë të martë kanë vijuar protestat në tre komunat veriore të Kosovës, Zvecan, Leposaviç dhe Zubin Potok por vihet re një numër i vogël protestuesish. Në mesin e protestuesve janë kryesisht punëtorët e institucioneve komunale në sistemin paralel serb, sipas REL.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, emisarët e SHBA-ve dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak përsëritën tre kërkesat për qetësimin e situatës në veri. E para është depërshkallëzimi i situatës në veri, së dyti zgjedhjet në këto komuna dhe së treti rikthimi në dialog./abcnews.al