Vazhdojnë protestat në Bjellorusi, arrestohen mbi 360 persona

schedule02:45 - 25 Shtator, 2020

schedule 02:45 - 25 Shtator, 2020

Më shumë se 360 ​​persona u arrestuan në Bjellorusi gjatë protestave për inaugurimin e presidentit Aleksander Lukashenko, të cilat u zhvilluan pa njoftim paraprak.

Mijëra bjellorusë dolën në rrugët e kryeqytetit Minsk dhe qyteteve të tjera në të gjithë vendin natën e kaluar, të cilët u shpërndanë nga policia me shkopinj dhe topa uji, duke lënduar dhjetëra qytetarë.

Ministria e Punëve të Brendshme bjelloruse kumtoi sot se 364 persona ishin arrestuar, 252 prej tyre në kryeqytet. Shumica janë në paraburgim në pritje të gjyqit.

Tubimet anti-qeveritare vazhduan këtë mëngjes pavarësisht veprimeve të policisë një natë më parë. Qindra njerëz në Minsk formuan zinxhirë solidariteti në pjesë të ndryshme të qytetit dhe çrregulluan trafikun duke ngasur ngadalë ose duke ndaluar dhe duke u rënë borive në shenjë proteste.