Vazhdojnë protestat kundër masave anti-covid në Kanada, qeveria urdhëron kamionistët të largohen

schedule12:34 - 12 Shkurt, 2022

schedule 12:34 - 12 Shkurt, 2022

Manifestuesit të cilët protestojnë kundër masave anti-covid, kanë bllokuar prej pesë ditësh pjesën e autostradës me më shumë trafik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë. Situata ka ngjallur shqetësime për faktin se protesta mund të përhapet dhe në territorin amerikan.

Dhe pas urdhërit të një gjykatësi që kamionistët të lirojnë menjëherë rrugën, qindra persona mes të cilëve dhe familje me fëmijë, vazhdonin ende të qëndronin aty duke protestuar kundër masave anti-covid. Kryeministri kanadez siguroi presidentin amerikan Joe Biden se do të zgjidhte shumë shpejt krizën që po i kushton tregtisë mes dy vendeve rreth 300 milion dollarë në ditë, raporton abcnews.al

Por pavarësisht kësaj në orët e para të mëngjesit kishte ende protestues që bllokonin rrugën kryesore mes Kanadasë dhe SHBA. Disa prej tyre mbanin në duar flamuj kanadezë dhe hidhnin fishekzjarre. Agjentët e policisë shpërndanë fletushka me anë të të cilave paralajmërohej se ata që do të vazhdonin të bllokonin rrugën do të gjobiteshin, arrestoheshin dhe do i sekuestrohej kamioni apo automjeti.

Pavarësisht paralajmërimeve, shumë kamionistë kanadezë u shprehën se nuk kishin ndërmend të ktheheshin në shtëpi. Protesta e tyre ka prekur ndjeshëm dhe industrinë automobilistike duke detyruar kompani të mëdha të mbyllin fabrikat dhe të reduktojnë prodhimin.

Protestuesit kërkojnë që qeveria kanadeze të anulojë të gjitha detyrimet për vaksinimin kundër Covid. Nga ana tjetër e kufirit departamenti amerikan për sigurinë paralajmëroi kreun e shtëpisë së bardhë Joe Biden se kishin marrë sinjalizime për kamionistë të cilët po planifikonin bllokimin e rrugëve kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë proteste kundër vaksinimit të detyruar.

ka

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!