Vazhdojnë protestat e fermerëve në Francë, kryeministri njofton masat e para

schedule12:47 - 26 Janar, 2024

schedule 12:47 - 26 Janar, 2024

Kryeministri francez Gabriel Atal pritet të shpallë sot masat e para për t’iu përgjigjur fermerëve që po protestojnë prej një jave dhe që do të vendosin nëse do të vazhdojnë ose jo bllokimin e rrugëve në veri të vendit.

Duke u përballur me krizën e parë serioze që nga emërimi i tij, Gabriel Attal pritet të takojë fermerët sot me Ministrin e Bujqësisë Marc Fesno. Sipas sindikatës së madhe të bujqësisë FNSEA, protesta do të zhvendoset në Haute-Garonne (në jugperëndim), ku bllokada e parë e autostradës filloi një javë më parë.

Mëngjesin e sotëm autostrada A1, një rrugë e rëndësishme që lidh Parisin me Europën Veriore, u mbyll, duke shkaktuar vështirësi të konsiderueshme.Më shumë se 55,000 njerëz protestuan ditën e djeshme.

Pothuajse kudo në vend, protestuesit sulmuan simbolet e shtetit, duke dhënë përshtypjen e një zemërimi radikalizues.

Pa ndërhyrjen e forcave të rendit në këtë fazë, me ministrin e Brendshëm, Gerald Darmanen, fermerët nuk do të kishin sulmuar as policinë, as xhandarët dhe se nuk do t’i kishin vënë flakën objekteve publike.

Në Azen (jugperëndim), protestuesit vendosën goma, plastikë, dhe pleh organik përpara stacionit, ndërsa një grup tjetër bllokoi rrugët. Një derr i egër është varur para godinës së Inspektoratit të Punës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!