Vazhdojnë polemikat në Spanjë mbi gjykimin në sfidën mes Real Sociedad dhe Real Madridit. Të besuarit e Zidane arritën të fitojnë me rezulatatin 1-2, por ishte sistemi VAR ai që mori vëmendjen kryesore. Këtë herë është trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ai që ka reaguar për ndeshjen e djeshme, ku nuk është aspak i lumtur me gjykimin.
”Janë disa gjëra që ne nuk mund ti kontrollojmë. Nuk varet nga ne nëse mund ta fitojmë titullin kampion. Ne vetëm duhet ti fitojmë ndeshjet e mbetura. Për sa i përket ndeshjes së djeshme, të gjithë e panë se çfarë ndodhi dhe secili nga ne ka mendimin e tij”, deklaroi Setien në konferencën për shtyp përpara takimit me Atletico Bilbaon.
”Bilbao? E njohim kundërshtarin, e dimë që janë një ekip i fortë dhe që nuk munden lehtë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të duruar në sfidën e nesërme. Duhet ti evitojmë kundërsulmet e tyre”, mbyll spanjolli, i cili e shikon ekipin e tij në vendin e dytë por me pikë të barabarta me Realin kryesues. /abcnews.al