Kukësi ka arritur ditën e sotme të zyrtarizojë përforcimin e radhës. Bëhet fjalë për Rimal Haxhiun, i cili në Superiore ka mbajtur veshur fanellën e Dinamos dhe Apolonisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se futbollisti 23-vjeçar tashmë është vënë nënrudhrat e trajnerit Skënder Gega për 1 vit.
“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Rimal Haxhiu është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur me klubin deri në fund të sezonit, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Haxhiu e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Dinamos, teksa ka luajtur edhe Apoloninë në Superiore.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Haxhiu dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”, shkruan klubi i Kukësit. /f.a/abcnews.al

