Vazhdojnë ndryshimet te Tirana për sezonin e ri, 2022-2023, teksa drejtuesit bardheblu kanë rithyer sërish në skuadër ish-trajnerin Julian Ahmataj.
Ahmataj në vitin 2019 provoi për disa javë edhe të drejtonte ekipin e parë, por pa sukses duke u shkarkuar nga ana e drejtuesve të bardhebluve.
Gjithsesi, Ahmataj tashmë do të kërkojë të përçojë eksperiencën e tij tek të rinjtë kryeqytetas dhe të ndihmojë klubin në promovimin edhe të më shumë futbollistëve të talentuar të cilët ëndërrojnë suksesin me ekipin e parë.
Sakaq, Gentjan Muça i cili u zyrtarizua para pak ditëve si trajner U21, tashmë do të shfaqet edhe në krye të ekipit U14.
/f.a/abcnews.al