Vazhdojnë kërkimet për gazetarin britanik Michael Moseley, i cili u zhduk teksa ishte me pushime në ishullin grek Symi, ku në kërkim është përfshirë edhe një helikopter mëngjesin e sotëm.
Mosley, i njohur për shfaqjet e tij televizive dhe podkastin e BBC Radio 4, Just One Thing, u pa për herë të fundit të mërkurën, raporton BBC.
Gazetari britanik ka dalë për një shëtitje drejt qendrës së ishullit, duke lënë në plazh gruan e tij Claire.
Policia lokale ndërpreu përkohësisht kërkimin të enjten vonë në mbrëmje, por vazhdoi kërkimin për Moseley këtë mëngjes.
Në kërkim po marrin pjesë 25 persona, mes tyre policë, vullnetarë dhe zjarrfikës.
Operacioni përdor gjithashtu dronët për të kërkuar zona të vështira për t’u arritur, si dhe qentë e policisë që gjurmojnë./abcnews.al