Në Angli, sidomos në kryeqytet në Londër, grabitjet e shtëpive të personave të pasur janë bërë rutinë. Përqindja e këtyre krimeve është rritur ndjeshëm dhe shumë persona të famshëm e të pasur, kanë qenë viktima.
Dy shtëpi janë raportuar të grabitura në Londër, më saktësisht në pjesën perëndimore, shtëpitë e Frank Lampard, trajnerit të Chelsea, dhe Vichai, ish-presidenti i Leicester që u nda nga jeta në mënyrë tragjike pas një aksidenti me helikopter.
Në shtëpinë e Lampard, 41 vjeç, janë grabitur plot 40 mijë sterlina bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, ndërsa shtëpia e Vichai, është goditur më shumë, aty ku janë marrë më shumë se 1 milion sterlina, para “cash” dhe sende të tjera me vlerë. Policia britanike po heton çështjen dhe ka nisur procedurat e nevojshme./abcnews.al