Vazhdojnë ftesat për princin & Meghan-in, aktorja i fton publikisht për një darkë

schedule08:25 - 18 Shkurt, 2020

schedule 08:25 - 18 Shkurt, 2020

Aktorja e njohur, Margot Robbie po planifikon t’i japë Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it një mirëseardhje të ngrohtë, gjatë udhëtimit të tyre në Amerikën e Veriut.

Gjatë fundjavës, ylli i “Once Upon a Time in Hollywood” foli për miqësinë me princ Harry-n dhe Meghan Markle, duke thënë ndër të tjera se çifti kishte “arsyet e tyre” që hoqi dorë nga detyrat e familjes mbretërore.

“E kam njohur princin për pak kohë dhe është vërtet një djalë i mirë. E di më mirë se kushdo çfarë vendimi i madh është të transferohesh në gjysmën tjetër të botës. Ende më mungon Londra, por kisha arsyet e mia që lëviza, kështu që të gjithë kanë një të tillë përderisa marrin një vendim si ky.”- u shpreh Robbie, e cila ka jetuar për shumë kohë në Londër para se të zhvendosej në Los Angeles me bashkëshortin e saj.

Aktorja vijoi duke thënë se ajo dhe partneri i saj do të ishin më shumë se të lumtur nëse do të dilnin për një darkë me çiftin Sussex, nëse ata vendosin të kalojnë pak kohë në West Coast./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!