Festimet e Interit vazhdojnë akoma pas fitores së tyre 2-0 ndaj rivalit të qytetit, Milan. Sulmuesi Lautaro Martinez, i cili shënoi në derbin sezonin e kaluar, shprehu gëzimin e tij me një postim në Instagram.
Lojtari postoi një foto në profilin e tij, duke festuar pas ndeshjes dhe me mbishkrimin: “3 fitore në 3derbi”. Sulmuesi argjentinas ka fituar çdo derbi të Milanos ku ai merr pjesë, që nga momenti i transferimit te zikaltërit nga Racing Club në 2018./abcnews.al