Vazhdojnë çudirat në Kili, portieri i Colo Colo flet në telefon në derbi

schedule15:23 - 18 Shkurt, 2020

schedule 15:23 - 18 Shkurt, 2020

Shpesh herë kemi parë episode të çuditshme në futboll. Një i tillë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në derbin mes Colo Colo- Universidad de Chile në Kili. Në këto ndeshje tifozët nuk e përmbajnë veten dhe portierin e Colos e kanë goditur me një celular.

Portieri Matias Durito e ka marrë me shumë sportivitet gjestin, madje ai i është përgjigjur dhe një telefonatë që ra në celularin e hedhur nga tifozët. Ndeshja vazhdoi pas kësaj ngjarje, por jo për shumë minuta. Ishin kapsollat ato që ndërprenë derbin e Kilit.

Tifozët vendas hodhën kapsolla në fushë dhe për fatin e tyre të keq dëmtuan sulmuesin Nicolas Blandi, i cili u mundua të largohej dhe t’i shmangej shpërthimeve. Ai përfundoi i shtrirë dhe pas ndërhyrjes së mjekëve sërish nuk mund të vazhdonte të luante. Ishte minuta e 71-të dhe arbitri i ndeshjes, duke parë situatën e krijuar, vendosi ta ndërpriste ndeshjen para kohe, kur Universidad de Chile po triumfonte 0-2. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!