“Vazhdojnë bombardimet në Mariupol”, zyrtari: Nëse ekziston ferri në botë është në Azovstal

schedule10:32 - 5 Maj, 2022

schedule 10:32 - 5 Maj, 2022

Sipas një zyrtari, gjatë gjithë natës kanë vazhduar sulmet në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, shkruan CNN.

“Deri më tani, nëse ekziston ferri në botë, ai është në Azovstal, “tha Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit të enjten në mëngjes. “Ka bombardime dhe sulme të vazhdueshme madje edhe gjatë natës. Në disa zona, trupat pushtues janë tashmë përtej gardhit të fabrikës,” tha ai.

Andriushchenko shtoi se civilët në zonat pranë fabrikës duhej të evakuoheshin menjëherë.

“Katër milje katrorë të lirisë në Mariupol janë kthyer në ferr”, tha ai.

Ushtarët brenda fabrikës thanë të mërkurën se forcat ruse kishin thyer perimetrin e saj.

Ndërkohë forcat e armatosura të Ukrainës thanë se ushtarët rusë po përqendrohen në zhdukjen e njësive ukrainase në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

“Okupatorët rusë po fokusohen në bllokimin dhe shkatërrimin e njësitë tona në fabrikën e Azovstal. Forcat ruse rifilluan ofensivën me mbështetjen e avionëve për të marrë kontrollin e uzinës”, sipas ushtrisë në përditësimin e saj të fundit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!