Vatikani: Rimëkëmbja graduale e Papa Françeksut vazhdon, është në humor të mirë

schedule15:19 - 8 Prill, 2025

schedule 15:19 - 8 Prill, 2025

Shërimi gradual i ngadalshëm i Papa Françeskut vazhdon pasi ai u largua nga spitali Gemelli i Romës më shumë se dy javë më parë, ku po trajtohej për pneumoni, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Vatikanit.

Procesi i rikuperimit vazhdon dhe Papa është në humor të mirë, raporton Vatican News.

Sipas raportimeve, ai po merr terapi dhe kryen aktivitetet e tij të punës, bisedat telefonike, si dhe merr dokumentacionin e kishës.

Pjesën tjetër të kohës Papa e kalon në pushim dhe lutje./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!