Vatikani nis procesin më të madh për krime financiare

schedule14:52 - 27 Korrik, 2021

schedule 14:52 - 27 Korrik, 2021

Një kardinal është i pari në histori që përballet me një proces gjyqësor nga gjykatës laikë, pas reformës së fundit të Papa Franceskos.

Konsiderohet si procesi më i madh në historinë e shtetit të Vatikanit, për krime financiare. Duke iu referuar numrit të të pandehurve dhe akuzave, ky është procesi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në Vatikan për krime financiare.

Dhe është i pari që mes të pandehurve sheh dhe një kardinal, Xhovani Anxhelo Beçiu, ish zv/sekretar i shtetit dhe ish prefekt i Çështjeve të Shenjtorëve. I pari në histori që përballet me një proces gjyqësor nga gjykatës laikë, pas reformës së fundit të Papa Franceskos, e cila zhvesh të akuzuarit dhe nga privilegjet e posteve që mbajnë

Çështja ka të bëjë me menaxhimin e fondeve të sekretarisë së shtetit të Vatikanit, e cila nisi nga hetimet për blerjen e një pallati në Londër, e që më pas u zgjerua dhe ngjarje të tjera.

Akuzat nisin nga përvetësimi i paligjshëm, korrupsion dhe zhvatje.  Një proces gjyqësor i konsideruar si i paprecedentë, për shkak të veprimeve që kanë shkaktuar humbje të mëdha për buxhetin e Vatikanit.

Kardinali Beçiu akuzohet për abuzim me pushtetin dhe korruptim të jë dëshmitari: monsinjor Alberto Perlaska. Ai do të japë llogari për një shumë prej 575 mijë eurosh që i janë dhënë nga sekretaria e shtetit, menaxheres Sesilia Maronja. Shumë që ka përfunduar për blerje personale dhe objekte luksi

Kardinali e cilësoi procesin gjyqësor si një inskenim në dëm të tij dhe premtoi se do i tregojë botës pafajësinë e tij absolute./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!