Vatikani kërkon falje për komentet homofobike të Papa Françeskut

schedule15:51 - 28 Maj, 2024

schedule 15:51 - 28 Maj, 2024

Pasi gazetat italianë dhe mediat më mbarë botën pretendonin se Papa Françesku ka përdorur gjuhë homofobike, vjen dhe reagimi nga Vatikani.

Papa Françesku, i cituar gjerësisht se kishte përdorur një fjalë shumë nënçmuese për të përshkruar komunitetin LGBT , nuk kishte ndërmend të përdorte gjuhë homofobike dhe i kërkon falje kujtdo që është ofenduar prej saj, tha Vatikani të martën.

Papa “asnjëherë nuk kishte për qëllim të ofendonte apo shprehej me terma homofobikë dhe u kërkon falje atyre që u ndjenë të ofenduar nga termi i raportuar nga të tjerët”, tha një deklaratë e lëshuar nga zëdhënësi i Vatikanit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!