Vatikani: Fundi i agresionit rus është kushti i parë për paqen në Ukrainë

schedule09:17 - 12 Mars, 2024

schedule 09:17 - 12 Mars, 2024

Kushti i parë për çdo negociatë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është që Rusia të ndalojë agresionin e saj, sipas një deklaratë të Vatikanit sot.

Ministria e Jashtme e Ukrainës thirri të dërguarin e Vatikanit të hënën për të shprehur “zhgënjimin” për komentet e mëparshme të Papa Françeskut  se Ukraina  duhet ketë guximin të ngrejë flamurin e bardhë dhe të fillojë bisedimet me Rusinë për t’i dhënë fund luftës që po vazhdon prej dy vitesh tashmë.

Kardinali Pietro Parolin, ministri i Jashtëm i Vatikanit, tha për Corriere della Sera sot se Vatikani po bën presion për një armëpushim dhe “para së gjithash agresorët janë ata që duhet të përfundojnë luftën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!