Vatikan/ Zelensky i dhuroi Papa Françeskut një pikturë kushtuar “Masakrës në Bucha”

schedule12:49 - 11 Tetor, 2024

schedule 12:49 - 11 Tetor, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua këtë të premte në Vatikan me Papa Françeskun, të cilit i dhuroi një pikturë kushtuar “Masakrës në Bucha”. Biseda mes liderit ukrainas dhe Papës në sallën e Bibliotekës së Vatikanit zgjati 35 minuta, raporton Ansa.

Pas bisedës, kreu i Kishës Katolike Romake i dhuroi Zelenskit një basoreliev prej bronzi që përshkruan një lule me mbishkrimin “Paqja është një lule e brishtë”.

Papa gjithashtu i dha Zelensky-it mesazhin e tij me rastin e Ditës Botërore të Paqes të këtij viti, dokumentet papale, librin Statio Orbis nga viti 2020, si dhe librin “Të persekutuar për të vërtetën, katolikët grekë ukrainas pas perdes së hekurt”./abcnews.al