Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon, një këngë të shkurtër muzikore dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
Një Libër i hapur i Ungjijve është vendosur mbi arkivolin e mbyllur të Papa Françeskut.
Një shenjë e kohës, shumica e turmës ngre telefonat celularë mbi kokat e tyre kur fillon shërbimi.
Ceremonia drejtohet nga kardinal Xhovani Batista Re, në sheshin Shen Pjetër, të mbushur me mijëra besimtarë që në orët e para të mëngjesit.
Qindra liderë botërorë marrin pjesë në funeral.
Në udhëtimin e fundit tokësor, arkivoli i Farnçeskut do të zhvendoset nga Vatikani në katedralen ku do të vendoset në Romë, me një automjet papal, të pershtatur me tavanin e një automobili që Bergoglio kishte përdorur në një udhëtim në Lindje./abcnews.al