Trupi i pajetë I Papa Françeskut I vendosur në një arkivol të hapur u transportua mëngesin e kësaj të mërkure në një procession solemn nga rezidenca e tij në Bazilikës së Shën Pjetrit.
Kardinalët me kapele të kuqe, priftërinjtë dhe rojet zviceriane me Helmeta ecën ngadalë në Sheshin e Bazilikës së Shën Pjetrit të ndricuar nga Dielli, ndërsa një kor mashkullor këndonte psalme dhe lujte në latinisht . Përgjatë transportimin të trupit të pajetë të Atit të Shenjtë drejt Bazilikvs së Shën Pjetrit u dëgjua pa pushim edhe rënia e këmbanave.
Pas vendosjes së trupit të Françeskut brenda Bazlikës së Shën Pjetrit Kardianali Camerlengo Kevin Farrell, drejtuesi I përkohshëm I Vatikanit mbajti Lutjet nderuese për Atin e Shenjtë.
Përpara mbajtjes së kësaj lutje Trupi i Papa Françeskut u spërkat me ujin e shenjtë dhe u pastrua me Temjan.
Menjëherë pas kësaj ceremonie dyert e Bazilikës së Shën Pjetrit u hapën për të dhjetëra mijëra besimtarë që po i japin lamtumirën e funidt Papa Françeskut.
Papa Franceksu ndërroi jetë në moshën 88 vjecare në orën 7:35 të mëngjesi të së hënës si pasojë e një goditje në Tru dhe dështimit të Zemrës.
Ati i shenjtë ishte shtruar për 5 javë në Spital në shkurt të Këtij viti për shkak të problemeve të tij me rrugët e frymëmarrjes dhe pneumonisë së dyfishtë.
Papa Francesku do të varroset të Shtunën e 26 prillit në një ceremony ku do të marrin pjesë dhjetëra liderë botëror. Ceremonia pritet të nis në orën 10 të mëngjesit./ abcnews.al