Vatikan/ Dom Gjergj Meta takon Papa Leoni XIV, e fton të vizitojë Shqipërinë

schedule16:52 - 28 Maj, 2025

schedule 16:52 - 28 Maj, 2025

Ipeshkvi i Dioqezës të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, përshëndeti Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës.

Në njoftimin e shpërndarë nga Dioqeza e Rrëshenit, thuhet se imzot Gjergj Meta, ndër të tjera, e ftoi Papën të vizitojë Shqipërinë.

“Sot, më 28 maj 2025, ipeshkvi i Dioqezës sonë të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, përshëndeti Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës. Imzot Gjergji i tregoi atij se të dielën e kaluar, së bashku me shqiptarët katolikë të Italisë, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano. Gjithashtu, në emër të ipeshkvijve dhe të Kishës Katolike në Shqipëri, e uroi Atin e Shenjtë për zgjedhjen e tij si Pasardhës i Pjetrit dhe e ftoi atë që të vijë në vendin tonë. Qoftë lëvduar Jezu Krishti!”, thuhet në njoftim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!