Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e kësaj të enjteje në masivin pyjor në shpatin lindor të Pashtrikut mbi fshatin Domaj të Bashkisë Has.
Kjo vatër zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak edhe të rrymave e ajrore dhe erës në këtë zonë.
Nga Bashkia e Hasit mësohet se janë nisur ekipet e shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor, punonjës të shërbimeve dhe njësisë administrative Gjinaj por edhe banorë të zonës. Masivi pyjor përbëhet nga dru lisi e dushk të shkurtër./abcnews.al