Shkodra vijon të jetë pjesë e hartës Covid. Këtë të premte në këtë qytet janë konfirmuar 5 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 45 numrin e të sëmurëve aktivë.
Burime për Abc News bëjnë me dije se katër nga rastet e reja të konfirmuar në Shkodër janë kontakte ndërsa është zbuluar një vatër e re në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.
Ndërkaq nuk ka asnjë detaj në lidhje me rastin e Malësisë së Madhe se ku mund ta ketë marrë infeksionin.
LEXO EDHE: 31 të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ku janë rastet e reja
Ndërkohë sot është vënë re një ulje e numrit të rasteve ditore me koronavirus krahasuar me ditët e fundit. /abcnews.al