Vassily: Djali i dytë i Stalinit dhe historia e tij tragjike

schedule12:13 - 3 Prill, 2021

schedule 12:13 - 3 Prill, 2021

Newsbeast

Historia ende dyshon nëse duhet ta shpallë Stalinin një njeri të madh apo nëse duhet ta minojë atë duke e stigmatizuar si një diktator të ftohtë.

Në kulmin e prosperitetit të tij, ai ishte një njeri i fuqishëm që kishte në dorë pasuritë e 200 milion njerëzve, duke sunduar rreth 1/6 e planetit. Një personalitet i tillë imponues la në hije të gjithë personat rreth tij, përfshirë edhe fëmijët e tij.

Stalini kishte një djalë (Yakov Jugashvili) me gruan e tij të parë, Catherine Swanidze, me të cilën u martua në vitin 1906. Me gruan e tij të dytë, Nadezhda Aliluyeva, ai pati edhe dy fëmijë, Vassily dhe Svetlana.

Ky ishte “princi i Stalinit”, siç e quante Svetlana me hidhërim, pasi gëzonte privilegje që fëmijët e tjerë as nuk mund t’i ëndërronin.

Vassily kishte gjithçka që dëshironte.

Megjithëse ai kurrë nuk la gjurmë në BRSS, Vassily pati sukses, pasi kishte një mbiemër që i hapte dyert kudo. I njëjti mbiemër natyrisht do të hidhte një hije të rëndë në jetën e tij, pasi që i vogël ai kishte frikë si nga babai i tij, ashtu edhe nga rrethi i njerëzve përreth tij.

Kjo është historia tragjike e djalit të tij….

 

Vassily Jugashvili lindi në mars të vitit 1921, në një kohë kur emri i madh i Bashkimit Sovjetik ishte Vladimir Lenin, udhëheqësi i parë i BRSS. Nëna e tij, Nadezhda Aliluyeva, ishte gruaja e dytë e babait të tij dhe ai ishte djali i tij i dytë.

Një anëtar i zakonshëm i Partisë Komuniste, Nadezhda ishte sekretarja e  udhëheqësit bolshevik Lenin, por Stalini e kishte deklaruar se do të preferonte të qëndronte në shtëpi për të rritur djalin e tyre, Vassily.

Siç ka theksuar historiani i shquar i Princeton Stephen Kotkin, Nadezhda ishte një grua e pavarur dhe e urrente të qëndronte në shtëpi, raporton abcnews.al

Disa muaj pas lindjes së djalit të tij të dytë, Stalini dëboi gruan e tij nga partia në përpjekje për ta kthyer atë në një amvisë. Pasi ishte pjesë e  disa posteve qeveritare pa detyra thelbësore, ajo vendosi që roli i Zonjës së Parë nuk i shkonte për shtat. Në vitin 1929 ajo u regjistrua në Akademinë Industriale për të studiuar inxhinieri, duke kërkuar një rrugëdalje të re nga karriera e saj.

Pavarësisht  kundërshtimeve të  Stalinit, ajo punësoi një dado për t’u kujdesur për Vassily dhe motrën e tij, Svetlana (lindur më 1926). I vogli vuri re që jeta e tij filloi të ndryshonte në mënyrë drastike: babai i tij mungonte gjithmonë dhe tani edhe nëna e tij ishte larg shtëpisë.

 

Ai u rrit me guvernatorë dhe roje dhe, sipas informacioneve të disponueshme, është ndjerë gjithmonë i lënë pas dore.

Shumë persona kanë dëshmuar për shpërthimet e tij të zemërimit dhe për këtë ka dëshmuar edhe motra e tij, e cila ka thënë: “Vëllait tim Vassily… i pëlqente të shkatërronte gjërat.” Ai merrte kukullat e mia dhe shkulte lulet që po mbillnim; ai më ka përbuzuar mua “.

Gjatë një pasdite në 1932, në 15 vjetorin e Revolucionit të Tetorit, ai dëgjoi prindërit e tij duke u zënë. Disa orë më vonë, nëna e tij vdiq.

Aliluyeva u kthye në Kremlin në gjendje të keqe. Të gjithë e kishin vënë re  se ajo nuk e kishte ngritur një dolli në nder të Stalinit.

Kur hyri në banesën e saj private, ajo  la një letër duke e quajtur burrin e saj një “tiran”, si për njerëzit e tij dhe familjen e tij, dhe mëngjesin tjetër (9 nëntor) ajo u vetëvra.

Sipas historianit dhe autorit të shquar britanik në arkivat e Stalinit, Simon Montefiore, dy fëmijët e saj nuk do ta mësonin të vërtetën vetëm 10 vite më vonë. Dhe kjo kur Svetlana do të lexonte për vetëvrasjen e saj në një gazetë britanike në 1942.

“Pateroulis” mori vendimin për të mbuluar vetëvrasjen, duke mos zbuluar në këtë mënyrë sekretin familjar.

 

“Vetëvrasja e tij e tronditi aq shumë sa miqtë e tij u shqetësuan për javë të tëra se ai do t’i jepte fund jetës së tij”, sipas  Montefiore.

Stalini nuk mori pjesë në varrimin e saj dhe madje i tha vajzës së tij se nëna e saj “vdiq si një armike”. As ai kurrë nuk e vizitoi varrin e saj. Vetëm Vassili u lejua të merrte pjesë në ceremoninë me dyer të mbyllura.

Sipas Svetlana, Vassily ishte “shkatërruar plotësisht” nga vdekja e saj. Stalini nuk shkoi më pranë familjes së tij që pas vetëvrasjes së gruas të saj.Dhe kështu që nga mosha e butë 13 vjeç ai gjeti ngushëllim në pije. Ai u deh me rojet që u kujdesën për të.

“Ai u përpoq të shpërqendronte babanë e tij duke i shkruar edhe letra për atë që po bënte, por Stalini nuk u përgjigj,” shpjegon Montefiore.

 

Ushtria dhe alkooli

Në vitin 1938, kur shkolla kishte mbaruar, ai vendosi që donte të bëhej pilot në Forcën Ajrore Sovjetike.

Në krah të tij gjatë trajnimit ishte Lavredi Beria, tani kreu i mekanizmit të sigurisë së shtetit, i cili siguroi që asnjë dëshirë e tij të mos tejkalohej. Vassily jetonte në apartamentet e tij dhe ushqehej shumë më mirë se çdo  student i zakonshëm i akademisë.

Sidoqoftë, kur i ati e mori vesh, ai u zemërua shumë dhe urdhëroi 18-vjeçarin të kthehej në kabinën me të tjerët, duke e privuar nga privilegjet që gëzonte për shkak të emrit të tij.

Pavarësisht se ishte një student i keq, ai doli shumë  mirë në akademinë ushtarake. Kur e la shkollën në 1940 si nënkomandant, ai u vendos me detyrë në Moskë, ku kaloi kohën më të madhe midis alkoolit dhe grave.

 

Sipas historianit hungarez Miklos Kun, Vassily nuk ishte aspak i pëlqyer nga kolegët e tij. Ai gjithashtu u takua me Galinën, një studente 19-vjeçare, me të cilën u martua në fund të viteve 1940.

Kur babai i tij u informua për martesën, ai i dërgoi një letër, të shkruar me bojë të kuqe, në të cilën ai pyeti: “Pse nuk më kërkove lejen time për t’u martuar? Më vjen keq për të: ajo është martuar me një budalla “.

Sidoqoftë, Stalini ftoi çiftin e ri të qëndronte në Kremlin, ku kaluan një periudhë lumturie familjare. Ata kishin dy fëmijë dhe gjithçka dukej kaq e bukur, por ai përsëri iu rikthyes jetës së shthurur.

Ndërsa Hitleri komplotonte kundër BRSS dhe ëndërronte të pushtonte territorin e saj, martesa e tij nuk funksionoi.

Lufta e Dytë Botërore 

 

Vëllai i tij i madh, Yakov, ishte gjithashtu një anëtar i Ushtrisë , ashtu si djali i tij i tretë, Artyom, një fëmijë i birësuar nga Stalini pa qenë babai i tij biologjik.

Të dy shërbyen në front. Në korrik 1941, Yakov dhe njësia e tij ranë në duart e gjermanëve, një goditje tjetër nga djali  ndaj babait të tij. Stalini u ndje i poshtëruar nga situata e rëndë, pasi ai kishte urdhëruar ushtarët e tij të mos dorëzoheshin.

Yakov vdiq në duart e nazistëve, pasi “Pateroulis” nuk donte ta rikthente atë. Ai hodhi 3 herë poshtë propozimet e armikut.

Kur u pyet për ta liruar në këmbim të lirimit të një gjenerali gjerman, Stalini u përgjigj se “Unë nuk do të shkëmbej një gjeneral me një toger“.

Në dy sulmet e ardhshme gjermane ai tha “Unë nuk kam asnjë djalë me emrin Yakov” dhe se “të gjithë ushtarët sovjetikë janë fëmijët e mi”. Ai më pas arrestoi nusen e tij dhe e dërgoi atë në Siberi, duke lënë mbesën e tij tre vjeçare pa prindër.

 

Pas asaj që ndodhi me Yakov, ai nuk do të lejonte që Vassily të shkonte në vijën e frontit. Ai bëri disa misione, por të gjithë e dinin se kush ishte ai (pavarësisht pseudonimit që përdorte) dhe nuk e lanë të rrezikohej.

Edhe kështu, ai po përparonte në radhët e hierarkisë ushtarake, duke marrë gradën e komandantit  brenda një viti. Sipas Montefiore, duke cituar një koleg të Vassily, ai nuk ishte tamam modeli i një oficeri: “Vassili pinte shumë pothuajse çdo ditë, nuk vinte në punë as për javë të tëra.”

Kur lufta doli në krah të Sovjetikëve, Stalini më në fund lejoi djalin e tij të merrte pjesë në beteja të vërteta ajrore. Vassili u shqua si një pilot luftarak, mori pjesë në 29 beteja dhe thuhet se ka rrëzuar dy aeroplanë gjermanë.

Ai madje u shpërbleu nga ushtria  me promovime bujare. Në moshën 25 vjeç (1946) ai ishte tashmë një nënkolonel, gjenerali më i ri në radhët e Ushtrisë së Kuqe. Në vitin 1947 ai u bë nënkolonel dhe vitin e ardhshëm komandant i të gjitha bazave ajrore nën Moskë, raporton abcnews.al

Varësia nga alkooli

Në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, ai humbi çdo interes në karrierën e tij, dhe filloi të merrej me sport. Ai preferonte të luante hokej mbi akull dhe arriti të bëhej një trajner i ekipit kombëtar.

Në janar 1950, avioni që mbante lojtarët e ekipit u rrëzua dhe ata të gjithë vdiqën tragjikisht. I tmerruar, Vassily  nuk u përfshi me në sportet profesionale.

Por ai gjithashtu i kreu detyrat e tij të rangut të lartë në mënyrë joadekuate. Ai nuk e kishte kaluar trajnimin e kërkuar për secilën pozitë, dhe kështu ishte shumë larg  njohurive themelore, njohuritë e nevojshme për  postin e tij të lartë.

Në maj 1952, i dehur, ai urdhëroi një mision ajror,  pavarësisht motit të keq. Vendimi i tij çoi  në vdekjen e dy pilotëve të avionit.  I indinjuar, Stalini në mënyrë efektive e përjashtoi atë sepse ai pinte shumë dhe korruptoi kushtetutën, raporton abcnews.al

 

Megjithëse ai kurrë nuk  kishte marrëdhënia të mira me babanë e tij, Vassily  gjithmonë gëzonte respektin  e sovjetikëve të mëdhenj.

“Ata e ndihmuan atë për të arritur më lart,” shkruan Svetlana, “ata që e shtypën nuk ishin të interesuar në pikat e forta ose të dobëta të tij.”

Por kur Stalini vdiq në 1953, Vassily mbeti i varur nga alkooli.  Askush nuk kishte më nevojë për të që të bëhej udhëheqës. Ai u akuzua për neglizhencë kriminale, por edhe për përvetësim të parave publike.

Pa “Pateroulis” në krah, ishte një gol i lehtë. Më pak se dy muaj pas vdekjes së Stalinit, Nikita Hrushov i hoqi gallonet dhe medaljet dhe madje e privoi nga liria. Ai u arrestua sepse darkoi  në një restorant me diplomatë të huaj.

Ai u akuzua gjithashtu për propagandë anti-sovjetike dhe u dënua me 8 vite burg. Thirrja e tij për për mëshirë nuk mori kurrë përgjigje.

 

Shëndeti i tij u përkeqësua në burg pasi ai vuante nga alkoolizmi kronik. Hrushovi më në fund u pendua që e kishte burgosur në janar 1960 dhe e la të lirë. I dha një pension për të jetuar, një apartament të vogël në Moskë dhe privilegjin për të mbajtur uniformën e gjeneralit.

Vassili vazhdoi të bënte atë që dinte: vazhdoi të pinte.

 

Dy ditë para se të mbushte 41 vjeç, në Mars 1962, ai ndërroi jetë. Ai ishte i alkoolizuar,  tha Svetlana për vëllain e saj. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!