Lucas Vasquez po mendon largimin nga Reali i Madridit. 28-vjeçari i krahut të djathtë të sulmit është aktivizuar vetëm 276 minuta në kampionat (1 gol i shënuar) dhe 87 minuta në Champions League deri tani.
Rivaliteti i madh në repartin ofensiv të ekipit të Zidane dhe mungesa e hapësirave po e detyrojnë të shohë për një alternativë tjetër në merkaton e janarit. El Desmarque raporton se Vasquez preferon një ekip ku mund të aktivizohet rregullisht.
Për momentin është vetëm një klub që interesohet për shërbimet e tij. Bayer Leverkusen e sheh si përforcimin ideal dhe së shpejti pritet të nisë negociatat me “Los Blancos” dhe agjentin e lojtarit. /abcnews.al