Vasili: Rama inauguroi nisjen e punimeve për ujësjellësin pa u shpallur fituesi i tenderit

schedule13:00 - 29 Gusht, 2022

schedule 13:00 - 29 Gusht, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputeti Petrit Vasili kanë dalë në një konferencë për mediat, ku kanë denoncuar inaugurimin e ujësjellësit të Memaliajt, për të cilin ende nuk ishte bërë tender.

Vasili tha se tenderi kishte datën 9 prill për shpalljen e fiteusit, ndërsa kryeministri Rama dhe ministr Bledi Çuçi shkuan në nisjen e punimeve në 7 prill.

Ndërkohë, kontrata që lidhet për të filluar punimet u nis më 9 qershor.

“Bëhet fjalë për ujësjellësin e Memalijat dhe fshatrave, Investim mbi 4 mln euro, i cili është bërë publik gjoja fillimi i punimeve, më 7 prill të 2021-shit. (jepet kronika ku shihet Çuçi dhe Rama). Tenderi përkatës është 4 mln. Por çka ndodhur? Kryeministri, hajdut dhe grabitqar, inauguron një ujësjellës që nuk ka mbaruar akoma. Ky është skandali, pjesa më rëndë, ku shqiptarët duhet ta kuptojnë. Tenderi, data 9 prill shpallej fituesi, kurse kryeministri në 7 prill shkoi dhe nisi punimet. Kontrata që lidhet për të filluar punimet, u nis në 9 qershor, dy muaj e gjysmë më vonë.”, tha Vasili.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!