Vasili: Nuk janë kushte, por “sebepe”, Europa nuk e pranon se Edi qeveris 10 herë më mirë se Gjermania

schedule12:47 - 24 Qershor, 2020

schedule 12:47 - 24 Qershor, 2020

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar kushtete e vendosura nga Parlamenti Evropian, në procesin e Integrimit të Shqipërisë.

Vasili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ironizuar qëndrimin e mazhorancës në lidhje me këtë, ku shkruan se këto nuk janë kushte por sebebe.

Ndër të tjera ai thekson se Europa është verbuar nga zilia dhe nuk ka kurajo te pranoje se Edi qeveris 10 herë më mirë se Gjermania dhe 50 herë më mirë se Italia.

Postimi i plotë:

Mbeshtes Edi Ramen, “vertet” nuk ka 15 kushte!? Tani është e qartë që këto nuk jane kushte, por “sebepe”. Dihet edhe “kuzhina” ku u gatuan keto kushte. Zilia ndaj Edit e verboi Europen prandaj edhe i vuri 15 kushte. Pika, qe derdhi goten e xhelozise se Europes ishte menaxhimi me i mire ne bote i Pandemise!?

Europa s’ka kurajo te pranoje se Edi qeveris 10 here me mire se Gjermania dhe 50 here me mire se Italia.

Europa eshte verbuar nga zilia, qe Shqiperia funksionon shkelqyeshem pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te larte.

Europa e meriton nje pergjigje per 15 “sebepet”, qe sajon bashke me “kuzhinen” ku sajohen.

Kenga eshte gati.

Kenga jua rregullon qejfin ketyre europianeve. Fët e fët 8 pikat behen 15 pika, i vihet emri edhe kuzhines dhe ja u be kenga. Kenga zgjidh gjithshka dhe ju tregon vendin “armiqve”.

Edi, per kollajllek, po ta nis edhe kengen, te tjerat i bitis vete ti s’ta kam merakun fare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!