Vasili: Ka marrëveshje të fshehtë për Reformën në Drejtësi, mes Ramës dhe klaneve të drogës

schedule21:18 - 21 Maj, 2020

schedule 21:18 - 21 Maj, 2020

Nënkryetari i Lëvizjes socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së fortë të ambasadores së SHBA Yuri Kim për Reformën në Drejtësi.

Vasili përmes një postimi në Facebook shkruan se ka me të vërtetë një marrëveshje të fshehtë dhe ajo është e kryeministrit Rama me klanet e drogës dhe të krimit të organizuar.

Postimi i Plotë:

Ka me te vertete nje Marreveshje te fshehte kunder Reformes ne Drejtesi!!

Eshte Marveshja e Edi Rames me klanet e droges dhe te krimit te organizuar, qe Narkoshteti i tij te kape teresisht dhe ne cdo element Reformen ne Drejtesi.

Eshte kaq e dukshme sa qe nuk duket edhe kaq e fshehte….. sepse gjendet edhe ne 15 kushtet e Hapjes se Negociatave me BE dhe ne Raportet e Departamentit Amerikan te Shtetit./abcnews.al