Vasili: Brukseli bënte filtër të njëanshëm, e meritonte qëndrimin e opozitës

schedule20:35 - 19 Tetor, 2018

schedule 20:35 - 19 Tetor, 2018

“Brukseli bënte një filtër të njëanshëm dhe ky lloj Brukseli atë lloj qëndrimi e meritonte”. Është ky qëndrimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, në studion e “Provokacija”. I pyetur për zhvendosjen e sherrit të Tiranës në Bruksel, Vasili tha se ajo që ndodh në Tiranë u vendos në tavolinën e Brukselit, i cili në Tiranën ka bërë shpesh alibi për gjëra të paqëna.

 “S’ka ndodhur asgjë në Bruksel, ajo që ndodh në Tiranë u vendos në tavolinën e Brukselit, ai Brukseli i lodhur, me probleme  që s’di ku ka kokën e tij dhe që ka marrë rolin, ky i Tiranës, që të bëjë alibi për gjëra të paqëna. Si na mbusnin mendjen që në Shqipëri nuk ka drogë, nëse do çojmë një model hipokrit atje le ta çojmë, ç’ndryshoi që debati u zhvendos në Bruksel?”.

I pyetur për zgjedhjet e ardhshme, Vasili shprehet se duhet bërë gjithçka për mosshitje e votës. Sipas tij demokracia e blerë nuk është demokraci.

“Çdo gjë për dekurajimin e shitjes së votës, ku më shumë se 20% e votave u blenë, ka instrumenta, ka edhe vullnet. Demokracia e blerë nuk është demokraci. Zgjedhje me kriminelë që shiten e blihen ç’fitojnë”.

Vasili thekson se nuk ka rëndësi se si numërohen votat në mënyrë elektronike apo me dorë, rëndësi ka që të mos jetë e blerë.

“Sido që të jetë po numëroji një votë të blerë me dorë apo elektronikisht nuk më intereson”– tha ai.

Dhe në fund të bisedës së tij në Provokacija, kreu i grupit parlamentar të LSI-së shpjegon me një fjali perceptimin e tij për liderët e politikës:

“Rama- karakter i dobët. Berisha i qëndron fjalës. Monika ka një gjë që s’e kanë të tjerët, nuk gënjen kurrë. Basha modeli i liderit të ri”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!