Vasili: Biznesi i vogël falimenton, oligarkët nuk preken, zgjidhja e vetme përmbysja e këtij regjimi

schedule12:31 - 31 Gusht, 2020

schedule 12:31 - 31 Gusht, 2020

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë si fajtorja e vetme në lidhje me gjendjen ekonomike në të cilën gjendet Shqipëria.

Në një deklaratë për Vasili thekson se qeveria e kryeministrit Edi Rama i vjen në ndihmë oligarkëve dhe jo shqiptarëve.

Ndër të tjera ai thekson se është për të ardhur keq se si është rritur në nivele të larta papunësia në vendin tonë. Vasili ndër të tjera në deklaratën e tij për mediat ka folur dhe për nivelin e ulët të papunësisë, ku theksoi se e vetmja mundësi për të dalë nga kjo gjendje është përmbysja e kësaj qeverie.

Papunësia troket në derën e gjithsecilit dhe është një e papritur që mund të lindë nga sot në nesër. Përmbysja është e vetmja mundësi, e vetmja alternativë së vilës asnjë qytetar nuk i shmanget dot në qoftë se do të bëjë diçka për veten, për familjen, për fëmijët që presin të ardhurat e domosdoshme për një jetesë minimale, të cilat kjo qeveri nuk mund dhe nuk ia siguron dot kurrë, për shkak se orientimi i saj është vetëm te grabitja korruptive, pastrimi i parave, ekonomia informale që vret dhe shkatërron të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme, edhe me një strategji shumë mirë të përcaktuar që shkatërrimin e tyre ta përdorë dhe ta shfrytëzojë për të majmur dhe fuqizuar edhe atë mund e djersë të këtyre bizneseve të vogla dhe të mesme në duart e oligarkëve të pashpirt”, ka thënë Vasili.

Deklarata e plotë:

Lajmet më të fundit dhe informacionet më të fundit tregojnë qartë një situatë tronditëse në ekonomi, e cila në mënyrë të veçantë është e tillë tronditëse për ata që janë më të varfërit dhe për ata që janë më të pambrojturit në Shqipëri.

Praktikisht shifrat zyrtare flasin për 32.4 mijë biznese të mbyllura deri në muajin korrik. Pra 32 400 biznese. 98% e bizneseve, pra thuajse shumica absolute e të cilave janë biznese të vogla e ku për pasojë rreth 60 mijë shqiptar kanë humbur punën duke shkaktuar njëherazi humbjen gati 10-12% të fuqisë punëtore vetëm në sektorët privat pa pasur këtu në konsideratë sektorin bujqësor, i cili ka përjetuar një krizë tjetër më vete.

Është fare e qartë për këdo që shifra të tilla, të cilat tregojnë se gati 73% e vendeve të humbura janë biznese të vogla. Flasim për situatën shumë të rëndë në të cilën ndodhet në mënyrë të veçantë biznesi i vogël.

Shifrat flasin qartë, nga 112 mijë biznese që ishin muajin korrik, janë vetëm 79.600 prej tyre, pra gati 30% më pak, pra 1/3 e bizneseve janë mbyllur. Kjo është një shifër që nuk shikohej në Shqipëri prej më shumë se një 10-vjeçar e më tej. Këtij fakti i shtohet dhe kriza e dukshme e fasonerisë në Shqipëri ndërkohë që është një fakt tjetër publik që detyrimet financiare të qytetarëve duhet të vazhdojnë të paguhen rregullisht, pra qytetarët hynë në borxhe njëri më i rëndë se tjetri pa pasur asnjë mundësi ekonomike që ti përballojë ato.

Gjithashtu duhet theksuar që për sa i takon bizneseve një numër i madh biznesesh në mënyrë të veçantë biznese të vogla me apo pa tvsh, ku në përgjithësi kjo rënie është 37% dhe në mënyrë të veçantë bizneset pa tvsh, bizneset e vogla ato që ne kemi quajtur me të drejtë biznese mbijetese, kjo shifër arrin shifrën e 44%. Kjo kalon qartazi e përsëris mijëra e mijëra vende pune të humbura, ku të vuajturit kryesor janë bizneset e vogla, bizneset e mbijetesës ata në të cilat punësohet kryesisht familjarët dhe dikush tjetër dhe për të cilët nuk ka asnjë lloj mbështetje të asnjë lloj forme, por çfarë ka ndodhur ndërkohë? Asgjë nuk ka ndodhur me oligarkët, me ata që janë klientë të qeverisë, kanë vazhduar të marrin tendera, koncesione pa fund, tendera sekret, procedura, prokurime të cilat u dhurojnë para pa fund dhe atyre nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, kanë bërë pushimet  e tyre luksoze si gjithmonë, ndërkohë që mijëra e mijëra shqiptarë të tjerë nuk kanë mundur që të bëjnë qoftë dhe një ditë të vetme pushim dhe janë pjekur në ditët e nxehta të kësaj vere shumë të nxehtë, duke e pasur qoftë edhe një ditë apo një fundjavë pushim thjesht dhe vetëm një ëndërr të parealizueshme. Është fare e qartë që ekonomia është drejt kolapsit dhe kriza sociale është më e rënda që mund të jetë instaluar ndonjëherë në Shqipëri. Të gjithë e kuptojnë, ne jemi në shtator, mijëra familje nuk do kenë mundësi të blejnë gjërat më të domosdoshme për fëmijët e tyre për ti çuar në shkollë, pasi shkolla po troket, mijëra familje tani kanë prej muajsh por ndërkohë situata përkeqësohet dhe më tej, kanë probleme me  ushqimin dhe sigurimin e ushqimit të përditshëm.

Mijëra familje të tjera nënushqehen,  pra ushqehen shumë pak, marrin ushqimin e mbijetesës, ndërkohë që jemi dhe në një situatë pandemie, ku sigurisht një ushqyerje normale do të ishte një nga premisat minimale për të pasur një gjendje të qëndrueshme edhe shëndetësore për të përballuar një situatë tërësisht edhe kjo të paparashikuar jashtë kontrollit dhe është fare e qartë që sot Shqipëria përballet me një mungesë absolute qeverisje pasi alternativa e qeverisë është ti lëmë të gjithë qytetarët mes katër rrugëve dhe ata kush të jetojë të jetojë dhe kush mos të jetojë, le të mos jetojë pra le të vdesë, me pikëpamje të mbështetjes financiare të tyre.

Nuk ka asnjë alternativë dhe asnjë zgjidhje tjetër për këdo qytetar përveç se përmbysjes së këtij regjimi pasi iluzioni se këta do të ndihmojnë dikë apo do t’i heqin hallin dikujt apo do t’ja lehtësojnë hallin se për të hequr nuk e heqin dot kurrë, është thjesht dhe vetëm një iluzion. Për këdo që mendon që kërkohet një zgjidhje, përpara kësaj krize financiare të paparë që ka ardhur nga keqqeverisja e cila edhe në situata shumë të rënda, siç është popullsia që u përball me pasojat e tërmetit që vuan gjithashtu papunësinë, përveç dramës së humbjes së banesës, të gjithë janë në mes të katër rrugëve në qorr sokakun më të rëndë të tyre. Është e qartë që çdo ditë që do të vazhdojë të jetë një qeveri e tillë, do të jetë një ditë e lumtur, e bardhë, e shkëlqyer për oligarkët, për klientët e qeverisë, pra për një grusht njerëzish, ndërsa vegjëlia e shqiptarëve, njerëzit e zakonshëm, njerëzit e thjeshtë, do vazhdojnë të kenë ankthin që sot janë në punë dhe të nesërmen në mëngjes, biznesi ku ata punojnë dhe janë të punësuar mund t’u mbyllet. Ashtu siç ka ndodhur me 32 mijë e 400 biznese.

Papunësia troket në derën e gjithsecilit dhe është një e papritur që mund të lindë nga sot në nesër. Përmbysja është e vetmja mundësi, e vetmja alternativë së vilës asnjë qytetar nuk i shmanget dot në qoftë se do të bëjë diçka për veten, për familjen, për fëmijët që presin të ardhurat e domosdoshme për një jetesë minimale, të cilat kjo qeveri nuk mund dhe nuk ia siguron dot kurrë, për shkak se orientimi i saj është vetëm te grabitja korruptive, pastrimi i parave, ekonomia informale që vret dhe shkatërron të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme, edhe me një strategji shumë mirë të përcaktuar që shkatërrimin e tyre ta përdorë dhe ta shfrytëzojë për të majmur dhe fuqizuar edhe atë mund e djersë të këtyre bizneseve të vogla dhe të mesme në duart e oligarkëve të pashpirt.

Koha është sot për ta bërë këtë ndryshim të madh! Koha nuk pret në mënyrë që të shpëtojmë familjen shqiptare nga rrënimi ekonomik, por akoma më rëndë nga rrënimi shoqëror, dramatik, i cili është ulur këmbëkryq dhe po i troket te dera edhe atyre që nuk janë përballur me të./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!