Vasil Shkurtaj zgjedh milionat e Kinës, Enis Gavazaj drejt Kosovës

schedule14:15 - 30 Shtator, 2020

schedule 14:15 - 30 Shtator, 2020

Vasil Shkurtaj ka nënshkruar në Kinë prej më shumë se dy javësh dhe është në pritje të vizës për të fluturuar drejt Azisë. Sulmuesi është bindur nga oferta e bërë prej Jiangxi Liansheng, që e pret me padurim sulmuesin.

Bëhet fjalë për një klub të ligës së dytë, kategori ku luajnë edhe të tjerë shqiptarë si Albi Alla dhe Jahmir Hyka. Vlonjati shënoi 22 gola në Superiore vjet me Kukësin dhe tani do të provojë një eksperiencë të re në Kinë.

Edhe kjo lëvizje, sikurse të Hykës dhe Allës, është bërë me ndërmjetësimin e menaxherit Franci Bode. Veç Shkurtajt, një tjetër lojtari i larguar nga Kukësi është drejt gjetjes së skuadrës së re.

Bëhet fjalë për Enis Gavazajn, i cili doli nga planet e drejtuesve të verilindorëve dhe para pak ditësh u zyrtarizua edhe largimi i tij. Në Kosovë raportojnë se futbollisti nga Prizreni është drejt kalimit te Prishtina, që ka marrë nga Superiorja edhe Gentian Muçën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!