“Vasil Ruci, numri 7”, prezantohet libri për legjendën e Flamurtarit

schedule18:29 - 12 Maj, 2019

schedule 18:29 - 12 Maj, 2019

Në Vlorë është prezantuar libri kushtuar sulmuesit të madh të Flamurtarit të viteve 80-të, Vasil Ruci. Në prezantim ishin kryebashkiaku Leli, presidenti i Federatës, Duka, dhe yjet vlonjatë të asaj epoke

 

Ishte një rast për të kujtuar dhe për t’u krenuar. Kjo me anë të një libri që bën fjalë për skuadrën e madhe shqiptare të futbollit të viteve 80-të, Flamurtarin, dhe sidomos për sulmuesin e saj kryesor, të mbiquajturin “kompetenti” Vasil Ruci.

Libri, me titullin “Vasil Ruci, numri 7” shkruar nga gazetari Ergys Alushi, u prezantua në prani të yjeve vlonjatë të asaj epoke, të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, dhe të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Kryebashkiaku Leli, si i zoti i shtëpisë, natyrisht që e dha një vlerësim.

Ka mbushur jetën e të gjithë atyre që jetuan Flamurtarin e atyre viteve”, tha ai.

Duka, po ashtu, vlerësoi lart Vasil Rucin, dhe Flamurtarin e tij. Të pranishmit, padyshim, prisnin me më shumë interes fjalët e vetë personazhit kryesor.

Flamurtari i viteve 80-të pati kulmin e tij europian, me dy përballjet me Barcelonën në vitet 1986-1987, ku dy gola i shënoi Vasil Ruci, si dhe me eliminimin e Partizanit të Beogradit. Përveç, Rucit, skuadra e trajnerit Leonidha Çurri, pati edhe emra të tjerë të shquar si Çipi, Taho, Gjondeda, Iljadhi, Ferko, Zijai, Kushta apo Bubeqi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!