Varshava gjithashtu denoncon sulmet kibernetike ruse

schedule12:37 - 4 Maj, 2024

schedule 12:37 - 4 Maj, 2024

Polonia ka dënuar sulmet kibernetike që i atribuohen grupit rus APT28 në Gjermani dhe Republikën Çeke, duke thënë se ishte gjithashtu një objektiv.

Polonia shpreh solidaritetin e saj me Gjermaninë dhe Republikën Çeke pas sulmeve kibernetike kundër institucioneve të tyre demokratike dhe partive politike, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Të premten, Gjermania akuzoi Rusinë për sulme kibernetike kundër partisë së saj në pushtet, kundër kompanive si dhe objektivave në vende të tjera dhe paralajmëroi për pasoja, të cilat nuk u specifikuan.

Polonia, e cila është gjithashtu një nga objektivat e sulmeve APT 28, dënon fuqishëm aktivitetet e përsëritura, të papranueshme dhe të dëmshme nga entitetet ruse në hapësirën kibernetike,” sipas ministrisë.

Deklarata nuk përfshin detaje të sulmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!