Varrosen në manastirin e Shën Nikollës eshtrat e 85 ushtarëve grekë

schedule17:20 - 1 Gusht, 2019

schedule 17:20 - 1 Gusht, 2019

Në Këlcyrë është kryer ceremonia e varrosjes së eshtrave të 85 ushtarëve grekë që u vranë në Dragot gjatë luftes italo-greke. Ritet u bënë sipas protokollit ushtarak grek dhe atyre fetare ortodokse.

Asnjë familje nga 85 ushtarët dëshmorë nuk u pa në këtë ceremoni. ABC News konfirmoi zyrtarisht se nuk ka patur një lajmërim të tillë. Ndoshta për arsye dhe rrethana që organizatorët nuk mund t’i ekspozojnë. Një ndër to është fakti qe ata njihen thjesht si ushtarë grekë, por jo që të jenë identifikuar.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ishin të pranishëm përfaqësues të ambasadës greke, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe përfaqësues të komisionit dypalësh ndërshtetëror si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

E gjitha u krye sipas protokollit ushtarak grek dhe riteve fetare ortodokse. Këtu organizatorët kërkuan policinë për të larguar gazetarët nga ambientet e brendshme të manastirit të Shën Nikollës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!