Pikëllimi i përbashkët për vdekjen e Dukës së Edinburgut është një “mundësi ideale” për të rregulluar çdo përçarje brenda Familjes Mbretërore, tha ish-Kryeministri Sir John Major.
Sir John, i cili ishte kujdestar për Princat William dhe Harry pas vdekjes së nënës së tyre, tha se ai shpresonte që kjo do t’i jepte fund çdo “fërkimi” mes vëllezërve, raporton BBC, përcjell abcnews.al.
Ai gjithashtu tha që Mbretëreshës i duhej kohë që të kalojë trishtimin për humbjen e burrit të saj.
Princat William dhe Harry do të marrin pjesë të dy në funeralin e dukës të shtunën. Komentet e tij erdhën pasi Kardinali Vincent Nichols, kreu i Kishës Katolike në Angli dhe Uells, sugjeroi që bashkimi për varrimin e Philip mund të ndihmojë në shërimin e çdo tensioni.
Duka i Sussex do të fluturojë nga SHBA për sfuneralin të shtunën pa gruan e tij, Meghan Markle, e cila është shtatzënë dhe duhet të qëndrojë në shtëpi në Kaliforni me urdhër të mjekut.
Princi i Uellsit dhe anëtarët e Familjes Mbretërore do të ecin pas arkivolit para varrimit në Kalanë Windsor.
Sir John, i cili u emërua kujdestar i veçantë për princat pasi nëna e tyre, Diana, Princesha e Uellsit, vdiq në 1997, tha në Andrew Marr Show të BBC One: “Ata ndanë emocione. Ata ndajnë pikëllimin në kohën e tanishme për shkak të vdekjes së gjyshit të tyre. Unë mendoj se kjo është një mundësi ideale. “Shpresoj shumë se është e mundur të rregullojmë çdo përçarje që mund të ekzistojë.” g.v/abcnews.al