Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se shfaqja e mutacionit Omikron duhet të inkurajojë botën që të shpërndajë më shumë vaksina në vendet më të varfra.
“Shtetet e Bashkuara tashmë kanë shpërndarë më shumë vaksina në vendet e varfra sesa të gjitha vendet e tjera së bashku. “Është koha që vendet e tjera të bëjnë atë që Amerika ka bërë për sa i përket shpejtësisë dhe bujarisë”, tha Biden në një deklaratë.
Biden u bëri thirrje vendeve që priten të takohen në Organizatën Botërore të Tregtisë javën e ardhshme që të heqin dorë nga mbrojtja e të drejtave të autorit për vaksinat anti- Covid pas zbulimit të variantit të ri në Afrikën e Jugut.
/abcnews.al