Varianti i ri po trondit botën, Merck: Pilula është efektive kundër çdo mutacioni

schedule16:54 - 30 Nëntor, 2021

schedule 16:54 - 30 Nëntor, 2021

“Merck” njoftoi sot se pilula e saj kundër koronavirusit me substancën aktive molnopiravir pritet të ketë të njëjtin efektivitet kundër çdo mutacioni të virusit.

Ilaçi, i zhvilluar në bashkëpunim me Ridgeback Biotherapeutics, ka veti antivirale kundër mutacioneve të koronavirusit si Delta, tha Daria Hazuda, nënkryetare e Merck dhe drejtuese për sëmundjet infektive dhe vaksinave.

“Reuters” shkruan se komentet e Hazudës janë bërë në kuadrin e një prezantimi më të gjerë dhe nuk kanë të bëjnë konkretisht me mutacionin “Omicron”, që tashmë po trondit botën./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!