Një rast i identifikuar me mutacionin e Botsvanës është konstatuar në Izrael.
Mediat e huaja bëjnë me dije se varianti i ri është zbuluar tek një person i kthyer nga Malavi.
Kryeministri izraelit Naftali Bennett pritet të takohet së shpejti me zyrtarë të lartë shëndetësorë për të marrë masa në lidhje me përhapjen e këtij varianti.
Ndërkohë një ditë më parë ai ka urdhëruar blerjen e testeve PCR që mund të zbulojnë variantin e ri të koronavirusit ./abcnews.al