Britania ka ndaluar udhëtimet me Afrikën e Jugut pas shqetësimeve për një variant të Covid-19 që po qarkullon në këtë vend. Qytetarët të cilët kanë qenë në ose kanë udhëtuar tranzit në Afrikën e Jugut në 10 ditët e fundit nuk do të lejohen në Britani.
Rregulli i ri që hyn në fuqi nga ora 09:00 nuk do të zbatohet për shtetasit britanikë dhe irlandezë, por ata do të duhet të vetë-izolohen. Varianti u gjet në Londër dhe Angli veri-perëndimore, të dy në kontaktet e njerëzve që kishin qenë në Afrikën e Jugut.
Departamenti për Transport tha se ndalimi pasqyron “rrezikun e rritur” nga varianti i ri por do të mbahet nën shqyrtim. Kushdo që kërkohet të bëjë karantinë do të duhet ta bëjë këtë për 10 ditë, së bashku me anëtarët e familjes së tij.
Për ata që kanë viza në Mbretërinë e Bashkuar dhe banorët e përhershëm që vijnë nga Afrika e Jugut nuk do të preken, por ata gjithashtu do të duhet të vetë-izolohen.
Në një konferencë shtypi në Downing Street të mërkurën, Sekretari i Shëndetësisë Hancock tha se varianti i ri i lidhur me Afrikën e Jugut ishte shumë shqetësues. g.v/abcnews.al